Telegrafi

Akuza për evazion fiskal, Tatlitug padit kontabilistin për vjedhje të një milion dollarëve

Kivanc Tatlitug është një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar.

Karriera e ndritshme e 34-vjeçarit filloi në vitin 2002 kur u shpall “Best Model of Turkey” dhe më pas fitoi edhe titullin “Best Model of the World”.

Por, aktori që ka pranuar në një intervistë prejardhjen shqiptare, tash ka probleme me kontabilistët.

Në fakt, ai po i akuzon ata se e kanë mashtruar me shifrat duke i vjedhur 1 milion dollarë, të cilat mendoi se i kishte harxhuar për të paguar taksat shtetërore.

Më 29 shtator aktori është njoftuar se i ka 1 milion dollarë borxh shtetit pasi nuk i ka paguar taksat.

Tatlıtug konsiderohet si një ndër aktorët më të kërkuar dhe të paguar në shtetin turk.

Ndryshe, Kivancin do ta shohim edhe në disa projekte të reja filmike, por edhe në seriale. /Telegrafi/