Në Korenë e Jugut është gjetur një mjet ajror pa pilot (dron), i cili është përcaktuar se i përket Koresë së Veriut.
Pretendohet se me këtë dron synohej realizimi i pamjeve filmike në rajonin ku ndodhet sistemi i mbrojtjes ajrore të SHBA-ve (THAAD).
Në një deklaratë të publikuar nga Ministra Mbrojtjes e Koresë së Jugut theksohet se droni në fjalë është gjetur ditën e premte në një qytet në kufi të vendit dhe janë përcaktuar qindra fotografi në kamerën e tij.
Ndër të tjera në deklaratë bëhet e ditur se droni i cili mbartte kamera të prodhimit japonez, kishte 2 motorë.
Një zyrtar në kushte anonime ka konfirmuar se 10 nga fotografitë i përkasin raketave THAAD dhe radarëve që janë të vendosur në rajonin Seongju, në juglindje të vendit, ndërsa pjesa tjetër e fotografive hapësirave të vendbanimeve dhe hapësirave të tokave bujqësore.