Site icon Telegrafi

Akullorja që qetëson dhimbjet e kokës pas alkoolit

A clerk arranges ice cream bars named Gyeondyo-bar, which translates to "hang in there" at a convenience store in Seoul, South Korea, May 20, 2016. REUTERS/Kim Hong-Ji

Koreano-jugorët, konsumatorët më të mëdhenj të alkoolit në Azi, tani mund t’i heqin shqetësimet e dhimbjes së kokës me një akullore.

Një rrjet dyqanesh ka hedhur ne treg Gyeondyo-bar, e para akullore e krijuar me qëllim eliminimin e pasojave të alkoolit.

Konsumi i tij, sidomos në grup mes kolegëve të punës, është biznes i madh në Korenë e Jugut, ashtu siç janë dhe kurat kundër shqetësimeve që lë pas.

Shitja e pilulave, pijeve kundërvepruese dhe kozmetikëve tek femrat që duan të duken mirë edhe pas një nate teprimi, gjenerojnë çdo vit 126 milionë dollarë.

A clerk arranges ice cream bars named Gyeondyo-bar, which translates to “hang in there” at a convenience store in Seoul, South Korea, May 20, 2016. REUTERS/Kim Hong-Ji

“Kisha pirë shumë një natë përpara, ndaj dhe thash ta provoj akulloren e re. Ishte mjaft e lehtë, nuk kishte shijen e barnave mjekësore që kanë ato pijet kundër dehjes. Ishte e këndshme”, tregon Yeom Chul-min, me profesion kuzhinier.

Akullorja me shije “grapefruit” përmban 0.7 për qind lëng nga e ashtuquajtura “pemë orientale stafidheje”, element ky i gjendur në një përmbledhje koreane recetash të shekullit të 17, e që përfshihet edhe në disa pije vendase kundër pasojave të alkoolit.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2014, koreano-jugorët konsumojnë për kokë mesatarisht 12,3 litra alkool të pastër në vit.

Exit mobile version