Përbërësit:
* 300 g miell
* 1 litër qumësht
* 2-3 kokrra vezë
* 1 lugë gjalpë
* 1 majë luge sheqer
* 1 majë luge kripë
* piper të bardhë
* 1 lugë liker
Gatimi
1. Hidheni miellin në një tas. Bëni një gropëz në mes të tij dhe hidhni në të vezët. Përziejeni dhe shtonin qumështin , likerin, piperin, kripën dhe sheqerin. Në fund shtojini gjalpin e vakët dhe përziejini. Mbulojeni tasin dhe lëreni që të vijë për 1 orë.
2. Përgatitja e petëve. Në një tigan me diametër 20 cm të lyer me pak gjalpë, hidhni me radhë nga një filxhan brumë të rrjedhshëm dhe lëreni për 1 minutë sa të marrë ngjyrë, duke e kthyer nga të dyja anët. Pasi petët të jenë gati, vendosni në mes një akullore dhe palosini.
3. Spërkatini sipër me shurup frutash.
4. Përdorni si garniturë fruta të freskëta.