Telegrafi

Akullnajat e Islandës “janë zvogëluar” për 750 kilometra katrorë për 20 vjet – dhe ky nuk është “lajmi më i keq”!

Akullnajat e Islandës kanë humbur rreth 750 kilometra katrorë ose shtatë për qind të sipërfaqes së tyre, që nga fillimi i mijëvjeçarit për shkak të ngrohjes globale, tregoi një studim i botuar të hënën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, akullnajat, të cilat mbulojnë më shumë se 10 për qind të masës tokësore të vendit, u tkurrën në 2019 në 10,400 kilometra katrorë, tha studimi në revistën shkencore Islandeze Jokull.

Që nga viti 1890, toka e mbuluar nga akullnajat është zvogëluar me gati 2,200 kilometra katrorë, ose 18 për qind.

Por pothuajse një e treta e kësaj rënie ka ndodhur që nga viti 2000, sipas llogaritjeve të fundit nga akullnajat, gjeologët dhe gjeofizikanët.

Megjithatë, ky nuk është “lajmi më i keq”, pasi ekspertët kanë paralajmëruar më parë se akullnajat e Islandës rrezikojnë të zhduken plotësisht deri në vitin 2200.

Siç tregohet më tej, shkrirja e akullit gjatë dy dekadave të fundit është pothuajse ekuivalente me sipërfaqen totale të Hofsjokull, “kapaku” i tretë më i madh i akullit në 810 kilometra katrorë.

“Ndryshimet në zonën e akullnajave në Islandë që nga rreth vitit 1890 tregojnë një përgjigje të qartë ndaj ndryshimeve në klimë”, shkruan autorët e studimit.

Po sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pothuajse të gjithë 220,000 akullnajat në botë po humbin masën me një ritëm gjithnjë e në rritje, duke kontribuar në më shumë se një të pestën e ngritjes globale të detit në këtë shekull, sipas një studimi të botuar në Nature në prill.

Duke analizuar imazhet e marra nga sateliti Terra i NASA-s, u zbulua se midis viteve 2000-2019, akullnajat në botë humbnin mesatarisht 267 miliardë ton akull çdo vit.

Ekipi i ekspertëve kishte zbuluar gjithashtu se shkalla e shkrirjes së akullnajave ishte përshpejtuar ndjeshëm gjatë së njëjtës periudhë.

Midis vitit 2000 dhe 2004, akullnajat humbën 227 miliardë ton akull në vit. Por midis 2015-2019, ata humbën një mesatare prej 298 miliardë ton çdo vit.

Përfundimet do të përfshihen në një raport vlerësimi të ardhshëm nga Paneli Ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike që do të vijë në vitin 2022. /Telegrafi/