NASA ka realizuar misionin më ambicioz të saj në Arktik, ARCSIX, për të hetuar shpejtësinë e shkrirjes së akullit.
Ky mision ka zbuluar një koncentrim të papritur të lëndëve pluhur në re mbi Grenlandë, një indikator që mund të ndihmojë në shpjegimin e shkrirjes së akullit më shpejt se sa ishte parashikuar.
Bëhet e ditur se misioni përdori aeroplanë të pajisur me instrumente për të mbledhur të dhëna mbi trashësinë e akullit, mbi retë, radiacionin dhe aerosolët.
Gjetjet sugjerojnë se pluhuri mund të kontribuojë në shkrirjen e shpejtë të akullit të detit, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Pluhuri vepron si një “bërthamë” për kristalet e akullit në re, duke i bërë ato të shpërndahen më shpejt dhe duke lejuar që më shumë akull të mbetet i ekspozuar ndaj rrezeve të ngrohta të Diellit.
Studiuesit kanë vërejtur gjithashtu se trashësia e akullit ka rënë më shumë se sa pritej, duke zbuluar se akulli në veri të Grenlandës është më i hollë dhe më i paqëndrueshëm.
Ky proces është pjesë e një cikli vetëforcues që rrit shkrirjen e akullit dhe përshpejton ndryshimet klimatike në rajon.
Ndryshe, përfundimet e ARCSIX do të ndihmojnë në përmirësimin e modeleve klimatike dhe në parashikimin e ndryshimeve të shpejta në Arktik. /Telegrafi/