Telegrafi

Akuariumi me peshkaqenë shpërtheu në mes të qendrës tregtare (Video)

Kamerat e sigurisë në qendrën tregtare "Shanghai Orient" kanë shënuar këtë ngjarje jo të zakonshme.

Disa vëzhgues qëndronin para akuariumit, pa ditur se xhami do të çahet. Në korridore papritmas u derdh sasi e madhe uji, bashkë me peshkaqenët.

Tash për tash nuk dihet se si ka ndodhur ky incident, ndërsa policia është duke punuar në zgjidhjen e çështjes.

Akuariumi me peshkaqenë dhe lloje të tjera të peshkut dhe kafshëve detare ishte atraksion në këtë qendër tregtare, për çka para çarjes qëndronin shumë njerëz për ta parë.

Tetë nga të plagosurit ishin klientë të qendrës, ndërsa të tjerët punonjës. Shumica e të lënduarve kanë shumë prerje në trup, meqë xhami ishte 15 centimetra i trashë. /Telegrafi/