Site icon Telegrafi

Akuadukti i Shkupit do të restaurohet dhe mirëmbahet

Akuadukti i Shkupit do të restaurohet dhe do të ketë përmbajtje shoqërues rekreaktive dhe kulturore. Të parët për ruajte do të jenë pjesët më të rrezikuara të Akuaduktit, ndërsa më pas restaurimi do të kaloj në disa faza.

Kryetari Bashkisë së Shkupit Petre Shilekov, paralajmëroi se qyteti do të siguroj infrastukturë në zonat e prekura të Akuaduktit dhe ndërtim të skenave verore nga 600 deri në 1000 ulëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev potencoi se me aksione korrekte do të punohet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Pjesët rreth Akuaduktit të qytetit janë pastruar dhe planifikohet vendosja e tabelave informative për arsye që kjo pjesë të bëhet atraktive për vizitorët. Intervenimet e fundit në Akuadukt janë realizuar para disa viteve./Telegrafi/

Lexo po ashtu “Akuadukti i Shkupit”, ujësjellësi antik i vetmi në Maqedoni (Foto/Video)
Exit mobile version