Telegrafi

AKU: Papastërtitë shkaktojnë helmime

Inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit kanë nisur kontrollet në terren dhe kryesisht në vijën bregdetare, duke qenë se jemi në sezonin turistik dhe temperaturat janë të larta.

Raporti i parë mbi kontrollet për sezonin turistik del në fund të këtij muaji. Në raste parregullsie, inspektorët vendosin gjoba deri në 500 mijë lekë. Në muajin gusht, nis faza e dytë e kontrollit dhe nëse lokalet e gjobitura, nuk kanë plotësuar vërejtjet e bëra, do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit./Telegrafi/