Në Këshillin gjyqësor arriti aktvendimi i Gjykatës administrative me të cilin anulohet vendimi për shkarkimin e ish-kryetares së Këshillit, Vesna Dameva, informojnë nga Këshilli.
Nga atje thonë se ai do të shqyrtohet në takimin e punës, ndërsa rreth tij duhet të veprojë në afat prej 30 ditëve dhe nuk ka të drejtë ankimimi.
Vesna Dameva u shkarkua nga funksioni i kryetares së Këshillit gjyqësor në prill të vitit të kaluar, kur zëvendësi i saj, Selim Ademi, kërkoi të votohet për shkarkimin e saj. Pas shkarkimit, ajo parashtroi padi në Gjykatën administrative.
Ky shkarkim e çrregulloi kredibilitetin e Këshillit gjyqësor në të cilin pati disa reagime në opinion, ndërka qishte dërguar edhe Mision vlerësues nga Bashkimi Evropian i cili përgatiti 40 rekomandime për përmirësimin e funksionimit të Gjykatës.