Telegrafi

Aktrimi për një Oscar: Një ketër i lezetshëm bëri të qeshin miliona njerëz në Twitter

Pamje gazmore

Shfaqja e konceptuar dhe interpretuar nga një ketër fluturues bëri që miliona ndjekës në Twitter të qeshin deri në lot.

Një video gazmore e një ketri të shkathët fluturues u postua në Twitter.

Videoja fillon me një pamje duke vrapuar nëpër kuzhinë dhe duke rrëzuar një fshesë, transmeton Telegrafi.

Pasi pronari i bërtet asaj, fillon shfaqja. Ketri zvarritet nën dorezën e fshesës, hap të katër këmbët dhe shtiret si i vdekur!

Vrasësi, me sa duket fshesa, shtrihet mbi “viktimën”.

Ketri inskenoi skenën e krimit duke rregulluar vazhdimisht fshesën që të ishte pikërisht mbi trupin e tij.

/Telegrafi/