Në Prokurorinë Themelore Publike, polici ngriti padi penale kundër katër personave mbi të cilët është gjuar me armë zjarri të shtunën e kaluar në hotelin ‘Alexander Palace’.
Personave që u është ngritur aktpadia, sipas Prokurorisë, kanë rrezikuar sigurinë e 11 zyrtarëve policorë. Sipas prokurorisë, zyrtarë policorë vetëm se i kanë legjitimuar persona kurse ata i kanë kërcënuar me jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tre nga të arrestuarit janë privuar nga liria, ndërsa i katërti është ende nën hetime.
Prokuroria në gjykatë ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së kujdesit për katër të dyshuarit: ndalesë për lëshimin e vendbanimit, marrje të përkohshme të dokumentit për udhëtim, të paraqiten te te një person zyrtar si dhe ndalesë që t’u afrohen dhe të hynë në komunikim me të lënduarit./Telegrafi/