Site icon Telegrafi

Aktpadi ndaj dy serbëve për masakrën e Rrezallës

Familjari i një prej të vrarëve në masakrën e Rrezallës, Rrustem Rukolli ka ngritur padi në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Dejan Randeloviqit dhe Ljubisha Dikoviqit, duke i bërë përgjegjës për këtë masakër.

Aktpadia është ngritur përmes avokatit Arianit Koci.

“Dorëzova kallëzimin penal ndaj Dejan Randeloviq dhe Lijubisha Dikoviq për masakrën ne Rrezallë ku dyshohet që janë vrarë 41 persona”, ka thënë.

Ndërsa, familjari Rrukolli tha se po kërkohet qe të zbardhet e vërteta. /kp/

Exit mobile version