Telegrafi

Aktpadi kundër një personi për ndezje të zjarrit në Zajaz

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se kundër 67 vjeçarit nga fshati Zajaz është ngritur aktakuzë për nxitje të zjarrit në Zajaz të Kërçovës.

Në njoftim ceket se sot në orën 10:50 në Departamentin policor Zajaz është denoncuar se në fshatin Zajaz, ka zjarr që ka kapur bar të thatë dhe një banderë të EVN-së, njofton Telegrafi Maqedoni

Zjarri është shuar nga Njësia kundër zjarrit Kërçovë. Pas masave të ndërmara, në stacionin policor Zajaz është arrestuar një person dhe ndaj tij do të ketë procedurë të mëtejshme penale./Telegrafi/