Telegrafi

Aktorja Valina Muçolli në Festivalin e humoristëve shqiptarë në Cyrih: Të dashur bashkatdhetarë, mos mungoni

Aktorja e njohur shqiptare, Valina Muçolli, do të jetë një nga aktoret pjesëmarrëse në edicionin e këtij viti të festivalit “Zurich Shqip Up Comedy”, i cili do të mbahet në Zvicër më 18 dhe 19 tetor 2024.

Valina Muçolli, e cila është e njohur për rolet e saj të spikatura në teatër dhe humor, do të performojë në natën e parë të festivalit më 18 tetor. Me një stil autentik dhe humor të freskët, ajo pritet të sjellë shumë të qeshura për publikun shqiptar që jeton jashtë atdheut.

Në një mesazh të ngrohtë dhe humoristik për fansat e saj, Valina shprehet: “Të dashur bashkatdhetarë që jetoni në Zvicër, po edhe në Gjermani, pse jo edhe krejt shtete tjera përreth. Me datë tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë tetori ju mirëpresim. Me theks timin të rusishtes, ‘Stadthalle Dietikon’, domethënë me tha tetëmbëdhjeta, por po e përsëris edhe nëntëmbëdhjetë tetor. Deri atëherë mirupafshim”.

Festivali “Zurich Shqip Up Comedy” këtë vit do të zhvillohet për herë të parë në dy netë në sallën e njohur “Stadthalle Dietikon” në Cyrih. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë humorin e aktorëve të njohur shqiptarë që do të sjellin në skenë batuta dhe komedi të freskët. Përveç Valina Muçollit, festivali do të mirëpresë edhe shumë artistë të tjerë të humorit shqiptar.

Biletat për festivalin janë tashmë në shitje, dhe mund t’i siguroni ato përmes platformave online, ose mund të bëheni pjesë e lojës shpërblyese të Telegrafit për të fituar dy bileta falas dhe të ndiqni festivalin nga afër.

Ky event premton shumë të qeshura dhe argëtim, prandaj mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e këtij festivali të veçantë! /Telegrafi/