Të gjithë e mbajnë mend nënën e Elifit (Tuba Buyukustun) në Serialin “Diamante dhe Dashuri”.
Mediat turke raportojnë se pavarësisht se konkurron me vajzat e reja për pamjen e jashtme, 73-vjeçarja Nebahat Çehre po përballet gjithnjë e më shumë me harresën.
Sipas Gazetës “Haberturk”, ajo tashmë është kapluar nga frika e Alzheimerit, transmeton Telegrafi.
Ajo ka luajtur në shumë projekte turke, përfshirë edhe tek serialin “Dashuri e Ndaluar”.
Burime pranë aktores thanë se ajo gjithnjë e më shumë po harron. Gjendja duket të jetë përkeqësuar me të afërmit që e kanë këshilluar të marrë edhe trajtimin e nevojshëm për Alzheimer. /Telegrafi/