Telegrafi

Aktorja turke edhe në një proces gjyqësor

Tuba Buyukustun i ka dhënë fund martesës gjashtëvjeçare me aktorin Onur Saylak.

Mediat turke ditë më parë raportuan se aktorja , e njohur si Eli e serialit “Dashuri dhe Diamante”, kishte pasur një aferë seksuale me biznesmenin Umut Evirgen.

Ky i fundit gjendet në burg shkaku i mashtrimit të shtetit turk dhe evazionit fiskal, e cila gjë po pritet të shfrytëzohet prej ish-bashkëshortit të aktores.

Saylak do të hapë në tjetër proces gjyqësor kundër Tubas për kujdestarinë e vajzave dhe shkaku i arsyeve të lartcekura mund të del fitimtar.

Ndryshe, aktori ditë më parë kishte shkuar me fëmijët për pushime në qytetin turistik të Antalias. /Telegrafi/