Aktorja e njohur turke, Ebru Sahin, duket se i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo dhe partneri i saj, basketbollisti turko-maqedon, Cedi Osman, thuhet se kanë organizuar një ceremoni në Ohër.
Kështu kanë bërë të ditur përmes disa fotografive që kanë shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.
I pranishëm në mesin e miqve në dasmën e dyshes së njohur ka qenë edhe artisti Bertan Asllani, i cili prej disa vitesh është bërë pjesë e kinematografisë turke.
Çifti siç raportojnë mediat do të mbajnë dhe një tjetër dasmë në Çesme më 7 korrik.
Ata u fejuan po ashtu gjatë këtij viti, më 18 maj.
Të njëjtit kanë shkëlqyer me paraqitjen, ndonëse ishte një organizim me më pak njerëz. /Telegrafi/