Telegrafi

Aktorja tregon sa vuajti për të humbur në peshë (Foto)

Drew Barrymore gjithmonë ka pasur probleme me peshën e tepërt, saqë kohë pas kohe është dashur t’u nënshtrohet dietave strikte për të humbur ca kilogramë.

Ajo e ka pasur të njëjtin problem edhe gjatë këtij viti, saqë kishte shtuar shumë në peshë dhe është dashur të hiqte dorë nga ushqimi kalorik.

Si dukej në prill (para) dhe si duket tash (pas).

Aktorja ka treguar se ka arritur të humbë nëntë kilogramë, por ka vuajtur për ushqimet që nuk ka mundur t’i hajë.

“Kam qenë shumë e disiplinuar dhe kam qarë e kam ëndërruar për pica. Akoma vazhdoj të ëndërroj dhe të qaj për pica”, ka thënë 41-vjeçarja për Us Weekly.

Pica, ndër ushqimet e saja të preferuara, por është dashur të heqë dorë.

Sidoqoftë, Barrymore ka thënë se tash ndihet shumë më mirë pas kilogramëve të humbur. /Telegrafi/

Ndryshimet në fizikun e saj.