Site icon Telegrafi

Aktorja Tilda Swinton sfidon Donald Trumpin dhe mbështet Gazën: Qeveria jonë mbështet kriminelët e luftës

Është hapur edicioni i 75-të i Festivalit të Filmit në Berlin, i njohur edhe si Berlinale, dhe aktorja Tilda Swinton sfidoi presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në fjalimin e saj.

Ajo tha se në festival ka ardhur që në moshën 26-vjeçare. Ajo e quajti Berlinin “një perandori pa kufij ku nuk ka persekutim apo dëbim”.

Ajo shtoi se kinemaja e pavarur është imun ndaj përpjekjeve për të pushtuar, kolonizuar, marrë përsipër, zotëruar ose zhvilluar Rivierën, duke iu referuar deklaratës së Trump se Gaza mund të kthehet në një vendpushim.

Foto: Reuters

“Ne jemi dëshmitarë të çnjerëzimit. Unë jam këtu për ta emërtuar pa hezitim dhe për të shprehur solidaritetin tim të palëkundur me të gjithë ata që janë të pakënaqur me qeverinë tonë të varur nga lakmia që mbështet shkatërruesit e planetëve dhe kriminelët e luftës, kudo që janë”, tha ajo.

Kjo aktore mori Ariun e Artë për karrierën e saj të suksesshme. Berlinale u hap me premierën e Tom Tykwer “The Light”, me aktorë Lars Eidinger dhe Nicolette Krebitz, ndër të tjera. Festivali zgjat deri më 23 shkurt. /Telegrafi/

Foto: Reuters

 

Foto: Reuters
Exit mobile version