Aktorja koreano-jugore, Song Yoo-jung, ka vdekur në moshën 26 vjeçare.
Shkaqet aktualisht nuk dihen.
Informacioni u konfirmua nga përfaqësuesit e Sublime Artist Agency, pjesë e të cilit ishte edhe vet ajo.
Song filloi si modele dhe debutoi si aktore në “Golden Rainbow”. Ajo ishte e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin televiziv “Make A Wish” ku u shfaq në 120 episode midis 2014 dhe 2015 si personazhi Han Da-won.
“Aktorja Song Yoo-jung na ka lënë. Ajo ishte gjithmonë një mike që jepte shumë lumturi me një buzëqeshje të ndritshme. Ajo ishte një aktore e mrekullueshme që luante me shumë pasion.
Faleminderit që ishe pjesë e Sublime Artist Agency”, thuhet në njoftim.
E njëjta filloi karrierën në moshën 20 vjeçare dhe u shfaq në shumë produkte për kujdesin e lëkurës si ‘Estee Lauder’.
Në vitin 2017, një këngëtar Kim Jon-hyun u raportua se kishte bërë vetëvrasje në moshën 27 vjeçare.
Në 2019, një tjetër yll i K-pop Sulli ka lënë një letër pasi vdiq në moshën 25 vjeçare.
Ndërkaq, një mike e jung ka mbytur veten në moshën 28 vjeçare duke lënë po ashtu një shkrim. /Telegrafi/