Site icon Telegrafi

Aktorja Shannen Doherty kishte një listë të njerëzve që nuk i donte në funeralin e saj

Shannen Doherty

Shannen Doherty tha para vdekjes se kishte udhëzime të veçanta për funeralin e saj.

Ndër të tjera, ajo ka bërë një listë me personat që nuk ka dashur të shfaqen për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

“Ka shumë njerëz që mendoj se do të paraqiteshin në funeral dhe unë nuk i dua. Ata do të paraqiteshin sepse është gjëja e duhur për të bërë dhe sepse nuk duan të duken keq. Kjo nuk është arsyeja më e mirë për të ardhur kjo është arsyeja pse unë dua të zvogëloj presionin mbi ta. Unë dua që funerali im të jetë si një festë”, tha aktorja tashmë e ndjerë.

Shannen Doherty

Burime pranë Doherty-t pohojnë se dëshira e aktores ishte posaçërisht për Jennie Garth, aktoren e Beverly Hills, Alyssa Milano.

Lexo po ashtu Publikohen fotografitë e fundit të Shanenn Doherty, aktores që vdiq në moshën 53-vjeçare nga kanceri

“Nuk është sekret që Shannen dhe unë kishim një marrëdhënie të komplikuar, por në thelb ajo ishte një person që e respektoja dhe e admiroja thellësisht”, tha Alyssa pas vdekjes së Shannen.

Ajo ka pranuar më parë se gjithmonë e ka konsideruar Doherty-n si konkurrencë, gjë që çoi në mosmarrëveshje.

Shannen Doherty

Artistja vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit. Ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare.

Kujtojmë se Shannen Doherty, ylli i Beverly Hills 90210, vdiq në mes të korrikut pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit. Ajo ishte 53 vjeç.

Shannen Doherty

Doherty u diagnostikua me kancer gjiri në shkurt të vitit 2015.

Një vit më vonë, ajo tha se sëmundja ishte përhapur në nyjet limfatike. Në maj 2016, ajo iu nënshtrua një mastektomie. Në vitin 2019, Shannen zbuloi se kanceri i saj ishte kthyer, përhapur dhe ishte në fazën e katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version