Telegrafi

Aktorja seksi refuzon takimet dashurie

Zeshkania atraktive 33-vjeçe është shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për romancën, duke deklaruar se qasja e saj e kujdesshme ndaj aferave të dashurisë, rrjedh nga tradita e vendlindjes së saj, Indisë

Aktorja e bukur indiane, Priyanka Chopra, e cila tashmë ka pushtuar Hollivudin, ka vendosur të qëndrojë beqare deri në ditën kur të martohet. Zeshkania atraktive 33-vjeçe është shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për romancën, duke deklaruar se qasja e saj e kujdesshme ndaj aferave të dashurisë, rrjedh nga tradita e vendlindjes së saj, Indisë.

“Do të qëndroj beqare derisa të martohem. Gjithmonë besoj në këtë. Kurrë nuk kam dalë në takime dashurie. Gjithmonë kam qenë në lidhje. Është shumë më ndryshe në Indi. Të pëlqen dikush, i vjen vërdallë dhe futesh në lidhje. Nuk ka vetëm takime dashurie siç ndodh këtu. Nuk mund ta imagjinoj veten duke e bërë një gjë të tillë”, ka deklaruar ajo. Më pas ajo ka folur rreth mashkullit të saj ideal. “Dua të jem me dikë i cili ka prirje për gjëra por që nuk e merr veten tepër seriozisht. Nuk i pëlqej meshkujt të cilët janë të preokupuar me atë se si duhet të jetë jeta. Jeta është e përkohshme dhe është një rrugëtim, prandaj dua të jem me një mashkull që e sheh këtë”, ka deklaruar ajo. Priyanka ka luajtur në mbi 50 filma indianë qëkur ishte shpallur “Miss Bota” në vitin 2000, ndërsa tani po përjeton sukses edhe në Hollivud. Priyanka-n së shpejti mund ta shohim përkrah Zac Efron, Dwayne Johnson dhe Kelly Rohrbach, në filmin “Baywatch”.