Në javët e fundit, Lindsay Lohan ka qenë vazhdimisht pjesë e mediave rozë për ndarjen e pretenduar me të fejuarin e saj, Egor Tarabasov.
Madje ka pasur spekulime se pasaniku rus e ka sulmuar fizikisht dhe ajo ka kërkuar ndihmë, me ç’rast edhe policia kishte shkuar në shtëpinë e saj.
Aktorja është penduar që i ka bërë publike problemet e saja personale, por vazhdon të jetë ndarë me Tarabasovin.
Sidoqoftë, kësaj radhe, ajo ka tërhequr vëmendje me veshjen e saj gjatë shkuarjes në plazh duke rrezikuar që t’i ekspozohet gjoksi. /Telegrafi/