Një akuzë e re për përdhunim të fëmijëve është ngritur ndaj regjizorit të njohur, Roman Polanski.
Aktorja gjermane Renate Langer është shprehur se regjisori e ka përdhunuar në shtëpinë e tij në Gstaad kur ajo ishte vetëm 15-vjeçare.
Sulmi i shkurtit të vitit 1972 është akuza e fundit, pas një varg akuzash të ngjashme të bëra nga katër femra të ndryshme kundër 84-vjeçarit, i cili tani është i martuar me 2 fëmijë.
Polanski është deklaruar fajtor në SHBA në vitin 1977 për përdhunimin e Samantha Geimer kur ishte vetëm 13 vjeç, por ai u largua nga vendi përpara se të dënohej, transmeton oranews.
Regjisori jeton në Paris me familjen e tij, pasi Franca nuk ka një traktat ekstradimi me Amerikën.
E pyetur nga New York Times s përse nuk kishte treguar më parë 61-vjeçarja Renate është shprehur: “Nëna ime do të kishte pësuar atak në zemër. U ndjeva e turpëruar, humba veten dhe isha vetëm.”
Roman Polanski gjithmonë ka pasur akuza për afera seksuale dhe kjo e fundit vetëm sa ngarkon barën mbi imazhin e tij si një prej regjisorëve më me renome në Evropë.