Telegrafi

Aktorja që vuan nga kanceri i falënderon mjekët që kujdesen për të (Foto)

Shannen Doherty, e cila është e njohur si Brenda e “Beverly Hills 90210”, është duke vazhduar luftën me kancerin e gjirit, ndërsa rregullisht i mban të informuar fansat e saj në rrjetet sociale me atë që po kalon.

Aktorja 45-vjeçare ka treguar falënderimin e saj për ekipin e mjekëve që po i ndihmojnë në këtë krizë shëndetësore.

‘Brenda’ pozon me stafin mjekësor

“Faleminderit Vantage Oncology dhe Dr Leslie Botnick”, ka shkruar aktorja në Instagram duke publikuar një fotografi me punonjësit në qendrën ku po mjekohet.

Lexo po ashtu ‘Brenda e Beverly Hills’ që po vuan nga kanceri: Kam frikë! (Foto)

“Faleminderit për gjithë punën këtu, në veçanti Anna, Vince, Mike (që gjenden në fotografi) dhe Jackie”, ka thënë ajo më tej. /Telegrafi/