Shannen Doherty, e cila është e njohur si Brenda e “Beverly Hills 90210”, është duke vazhduar luftën me kancerin e gjirit, ndërsa rregullisht i mban të informuar fansat e saj në rrjetet sociale me atë që po kalon.
Aktorja 45-vjeçare ka treguar falënderimin e saj për ekipin e mjekëve që po i ndihmojnë në këtë krizë shëndetësore.
“Faleminderit Vantage Oncology dhe Dr Leslie Botnick”, ka shkruar aktorja në Instagram duke publikuar një fotografi me punonjësit në qendrën ku po mjekohet.
“Faleminderit për gjithë punën këtu, në veçanti Anna, Vince, Mike (që gjenden në fotografi) dhe Jackie”, ka thënë ajo më tej. /Telegrafi/