Bota është e rrumbullakët dhe këtë po e vërteton Asia Argento.
Aktorja italiane është një prej zërave më të fuqishëm kundër producentit Harvey Weinstein, i cili po akuzohet prej një numri të madh të femrave për abuzim seksual.
Asia ishte frymëzuese dhe shkaktare e lindjes së lëvizjes “Metoo”, e cila bënte thirrje për denoncim të rasteve të ngacmimeve seksuale.
Por, tani si 42-vjeçare ajo po akuzohet për të njëjtat vepra si aktori hollivudian, Weinstein.
Jimmy Bennet, sot 22 vjeç, thotë se Argento e ka sulmuar seksualisht kur ishte 17 vjeçar. Ai pati interpretuar dikur në krah të saj, në filmin “The Heart Is Deceitful Above All Things”.
Incidenti, ndërkohë, ndodhi majin e vitit 2013 në Kaliforni, në një dhomë të hotelit “Ritz-Carlton”.
Gazeta prestigjioze “New York Times” ka arritur deri tek dokumentet gjyqësore që dëshmojnë se ajo e ka blerë heshtjen e Bennetit për 380 mijë dollarë.
I riu, që sot është kthyer në roker, pretendonte në aktpadi se aktorja i ka dhënë alkool kur mbërritën në hotel, e më pas nisi abuzimi. /Telegrafi/