E bukur dhe tejet tërheqëse në çdo paraqitje të saj është aktorja, Beren Saat, e që tashmë tek ne njihet më shumë për rolet e saj si: ‘Fatmagyl’, ‘Bihter’ apo edhe ‘Kosem’.
Ndonëse është e veçantë në stilin e saj të aktrimit, Beren Saat, shquhet si një grua e fuqishme dhe e pavarur me influencë të madhe në Turqi, por edhe më gjerë.
Ajo pas një kohe të gjatë u bë pjesë e emisionit “Qejfi më i madh se Stambolli”, ku njëherësh do të ndajë ekskluzivisht shumë detaje rreth projekteve të reja.
Projektet e saja tanimë janë të njohura në mbarë botën, teksa edhe në NETFLIX mban në trend top-listën me projektin e fundit “ATIYE”.
Emisioni do të transmetohet të premten nën prezantimin e Linda Imamit, e cila çdo javë promovon Kosovën me aktorë, personalitete të njohura e me tema mjaft aktuale.
Më poshtë ua sjellim edhe promon e emisionit, i cili është shndërruar ndër favoritët kohëve të fundit:
/Telegrafi/