Site icon Telegrafi

Aktorja Patricia Bosworth vdes nga coronavirusi

Patricia Bosworth, aktorja që dikur luante së bashku me Audrey Hepburn dhe më vonë shkroi biografi për disa yje, përfshirë Marlon Brando dhe Montgomery Clift, ka vdekur nga komplikimet e coronavirusit në moshën 86-vjeçare.

Një i afërm i Bosworth tha për New York Times se pneumonia e sjellë nga virusi ishte shkaku i vdekjes. Ajo vdiq të enjten në New York.

Bosworth luajti një murgeshë përballë Hepburn në klasikin “The Nun’s’s Story” në 1959. Përveç Brando dhe Clift, gjithashtu shkroi biografi mbi aktoren Jane Fonda dhe fotografen e njohur Diane Arbus.

Patricia Bosworth, Kate Bosworth dhe Harold Bosworth (Foto: Ben Gabbe/Getty Images)

Biografia e saj mbi Arbus shërbeu si bazë për filmin e vitit 2006 “Fur: An Imaginary Portrait of Diane Arbus”, në të cilin luajti Nicole Kidman.

Bosworth studioi aktrimin në ‘Studio Actors’ së bashku me Marilyn Monroe, Paul Newman, Steve McQueen dhe Fonda.

Patricia punoi në Broadway dhe luajti në shfaqje televizive përfshirë “Naked City” dhe “Duka Patty”.

Patricia Bosworth dhe Kate Bosworth (Foto: Ben Gabbe/Getty Images)

Bosworth e ktheu vëmendjen e saj nga aktrimi për t’u përqëndruar në një karrierë në gazetari si një redaktore dhe shkrimtare e suksesshme.

Ajo shkroi për revistën The New York Times dhe ishte një redaktuese për disa botime, duke përfshirë Screen Stars dhe McCall, teksa kontribuoi edhe në Vanity Fair. /Telegrafi/

Exit mobile version