Telegrafi

Aktorja Nicole Richie përfshihet në një incident derisa po fryente qirinjtë e tortës së ditëlindjes

Aktorja amerikane, Nicole Richie, duket të jetë përfshirë në një incident gjatë ditëlindjes së 40-të.

Ajo ka publikuar një video në rrjete sociale, gjersa ka treguar për atë që saktësisht ndodhi në përvjetorin e lindjes.

Në video, personaliteti televiziv shfaqet duke fryrë qirinjtë e ditëlindjes dhe papritmas flokët e biondes kanë marrë flakë.

Nicole Richie (Foto: Instagram)

Reagimi i aktores së “Kids in America” ka qenë i shpejt me një intervenim edhe nga të pranishmit e tjerë.

“Mirë, 40 është zjarr”, kanë qenë fjalët përkrah postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nicole Richie

Reagimet kanë qenë të menjëhershme edhe nga fansat duke grumbulluar kështu mbi 15 mijë.

Nicole ka luajtur edhe në disa filma të tjerë si: “The Simple Life”, “Paris, Not France”, “Great News”, “Richard Lovely”, “Scatter My Ashes at Bergdorf’s”. /Telegrafi/