Telegrafi

Aktorja Naya Rivera arrestohet për dhunë ndaj burrit të saj

BEVERLY HILLS, CA - OCTOBER 07: Actress Naya Rivera at Point Honors Los Angeles 2017, benefiting Point Foundation, at The Beverly Hilton Hotel on October 7, 2017 in Beverly Hills, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images for Point Honors)

Aktorja e serialit “Glee”, Naya Rivera, është akuzuar për dhunë familjare ndaj bashkëshortit të saj.

30-vjeçarja, e cila e ka luajtur rolin e Santanas në serialit televiziv, është arrestuar në shtëpinë e saj në qarkun Kanawha në West Virginia të SHBA-ve.

(Foto: Getty Images)

Sipas njoftimit të televizionit lokal WSAZ, policia ishte thirrur në vendin e ngjarjes.

Ata kanë biseduar me Ryan Dorseyn, i cili u ka thënë policëve se Naya e kishte goditur në kokë dhe në fytyrë.

(Foto: Getty Images)

Për më shumë, 34-vjeçari ua ka treguar policëve edhe xhirimin në telefonin e tij që e mbështeste tregimin.

Në raportin e policisë thuhet se burri i aktores ka pësuar lëndim të lehtë në kokë.

(Foto: Getty Images)

Pasi është shoqëruar në polici, ajo është liruar me garanci prej 1.000 dollarësh.

Naya dhe Dorsey kanë qenë në lidhje disa vite para se të martoheshin në vitin 2014. Ata kanë një djalë dyvjeçar së bashku.

Naya Rivera dhe Ryan Dorsey (Getty Images)

Aktorja ka luajtur rolin e një nxitëses së tifozëve në serialin “Glee” gjatë viteve 2009-2015. /Telegrafi/