Megan Fox duket mahnitëse në dy fotografi të reja të shpërndara në Instagram të hënën.
35-vjeçarja postoi dy poza para një pasqyre të madhe e mbështetur pranë një tryeze dhe i ndau ato me 13.5 milionë ndjekësit e saj, shkruan DailyMail.
I dashuri aktores, reperi Machine Gun Kelly, vazhdoi të flirtojë në një koment sugjestiv, duke thënë: “Jam vërtet i kënaqur që nuk është më tryeza jonë”.
Megan u pa e veshur me kostum të gjelbër nga Danielle Guizio. Aktorja kishte të veshur sytjena të zezë poshtë xhaketës së hapur, duke i mahnitur ndjekësit me gjoksin e saj joshës. Ajo e përfundoi pamjen me taka të forta me majë që përputheshin në mënyrë perfekte me ngjyrën e kostumit.
Javën e kaluar nëna e tre fëmijëve u pa në Los Angeles duke bërë një tjetër paraqitje plotë stil e veshur kokë e këmbë nga Alexander Wang.
Fox ishte martuar me aktorin Brian Austin Green nga 2010-2020, ndërsa për më shumë se një vit është në një romancë me MGK (emri i vërtetë Colson Baker).
Megan do të jetë pjesë e filmit të ri “Expendables” së bashku me Sylvester Stallone, Jason Statham dhe 50 Cent. Xhirimet do të fillojë në tetor me Scott Waugh si regjisor. /Telegrafi/