Aktorja e “Sex and the City”, Kim Cattrall, njoftoi vdekjen e vëllait të saj, pak pasi kishte bërë një njoftim publik për të siguruar informacione mbi vendndodhjen e tij.
Christopher Cattrall, 55 vjeç, ishte zhdukur nga shtëpia e tij në Alberta të Kanadasë, që prej të martës.
Cattrall i kërkoi ndjekësve të saj në rrjetet sociale ta ndihmojnë në gjetjen e tij.
Aktorja njoftoi se çelësat, telefonit dhe portofoli i të vellait ishin gjetur në tavolinë, dera kryesore ishte e hapur dhe shtatë qentë e tij lënë të pambikëqyrur.
“Chris nuk do ta bënte këtë. Na ndihmoni ta kthejmë në shtëpi shëndoshë e mirë”, i kërkoi ajo adhurueseve.
Më vonë gjatë së dielës, aktorja e lindur në Liverpul postoi një mesazh tjetër në Twitter, duke lajmëruar me hidhërim vdekjen e të vëllait.
Ajo falenderoi personat që e kishin mbështetur duke kërkuar privatësi. Nuk u dhanë detaje të tjera mbi rrethanat e vdekjes.
Një zëdhënës i policisë kanadeze sqaroi se nuk kishte arsye për të besuar se vdekja ishte e dyshimtë. /TCH/