Telegrafi

Aktorja kënaqet me dukjen natyrale dhe flokët e thinjura: Nuk jam ndier kurrë më e fuqishme

(Foto: Instagram/lorealparis)

Aktorja hollivudiane, Andie MacDowell, kënaq vazhdimisht publikun me pamjen e saj natyrale, por edhe me karizmin, e cila nuk zbehet as në dekadën e shtatë.

64-vjeçarja, së bashku me koleget e saj, Eva Longoria dhe Gemma Chan, u shfaqën në një sfilatë mode në Javën e Modës në Paris, organizuar nga L’Oréal. Me atë rast kishte veshur një fustan me temina dhe pamja e saj mbresëlënëse në pistë i ka gëzuar të gjithë.

Kujtojmë se aktorja e njohur me filmat “Green Card” e “Four Weddings and a Funeral” hoqi dorë nga flokët e lyer disa vite më parë për të mos vënë në pah pamjen e saj natyrale.

“Ta dua veten ashtu siç jam. Ndihem vërtet rehat. Dhe në shumë mënyra fytyra ime tani është më mbresëlënëse. Thjesht ndjej se më përshtatet”, ka shpjeguar ajo.

“Tash e një kohë po them se është koha për të bërë atë tranzicion, sepse e ndjeva se ishte e përshtatshme për personalitetin tim dhe atë që jam”.

“Menaxherët e mi më thanë se nuk ishte koha. Dhe unë iu përgjigja atyre: ‘Unë mendoj se ju e keni gabim, do të jem më e fuqishme nëse pranoj se kush jam tani”, kishte thënë aktorja në të kaluarën për Vogue.

Andie gjithashtu theksoi se mendon që tani duket më e re sepse duket më natyrale: “Kisha frikë, por pasi më në fund u lëshova, nuk u ndjeva kurrë më e fuqishme. U ndjeva e sinqertë. Sikur të mos shtiresha”. /Telegrafi/