Aktorja e famshme amerikane, Keke Palmer dhe partneri i saj, Darius Jackson, janë bërë prindër për herë të parë.
Artistja lindi një djalë më 25 shkurt, të cilin e pagëzuan me emrin Leodis Andrellton Jackson.
E njëjta zbuloi lajmin duke ndarë një paraqitje të shkurtër të jetës së saj dhe të Jackson si prindër për herë të parë.
“Vetëm 48 orë që jemi bërë prindër. Nuk jam duke e fshehur botën nga djali im, jam duke e fshehur djalin tim nga bota. Mirë se erdhe në jetë”, kanë qenë disa prej fjalive që kishte shkruar Keke.
Palmer, 29-vjeçe, konfirmoi thashethemet e shtatzënisë gjatë një paraqitje në “Saturday Night Live”.
Edhe pse aktorja dhe Jackson e mbajnë marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut, instruktorja e fitnesit bëri të ditur datën e lindjes së partneres së tij.
Çifti duhet theksuar se shijojnë një romancë dashurie prej shumë vitesh. /Telegrafi/