Telegrafi

Aktorja Katharine McPhee martohet me 69-vjeçarin David Foster

Katharine McPhee dhe David Foster (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Aktorja e njohur amerikane Katharine McPhee, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurin e saj me David Foster, i cili është plot 34 vite më vjetër se ajo.

Dyshja u kurorëzuan të premten, gati një vit që kur Katharine mori propozim romantik për martesë nga Foster në Itali, në korrik të vitit të shkuar.

David Foster dhe Katharine McPhee (Foto: Allen Berezovsky/Getty Images/Guliver)

Çifti kanë që në vitin 2017 që janë në lidhje romantike.

Ata janë martuar në Londër në Kishën e Shën Yeghiche në jug të Kensington-it, teksa aktorja është dukur glamuroze me një fustan nusërie të dizajnuar nga Zac Posen.

Katharine McPhee dhe David Foster (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Në dasmë kanë qenë rreth 15p të ftuar, duke përfshirë figura të shumta publike nga Hollywoodi.

Për aktoren kjo është martesa e saj e dytë, teksa për 69-vjeçarin e pesta me radhë. /Telegrafi/

David Foster dhe Katharine McPhee (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)