Telegrafi

Aktorja Kaltrina Zeneli tregon se ftesat për role filluan t’i ndaleshin pasi e vendosi mbulesën

Kaltrinë Zeneli (Foto: Klan Kosova)

Aktorja Kaltrinë Zeneli, i befasoi të gjitha muaj më parë kur vendosi që t’i kushtohet fesë dhe të mbulohet.

Ajo tani punon edhe si moderatorë e një emisioni në RTV Dukagjini, ndërsa duket se mbulesa ka qenë “problematike” pak në fushën e aktrimit.

Kjo pasi ajo në një intervistë të fundit, ka rrëfyer në “Shija e Anës” se ftesat për të qenë pjesë e roleve teatrale dhe filmike, u zbehën kur ajo vendosi mbulesën.

“Ka pasur prej kolegëve që më kanë thënë: Skena nuk e duron shaminë”, tha Zeneli.

Foto: Kaltrinë Zeneli/Instagram

Më tej, aktorja nga Peja u shpreh se është e vetëdijshme që feja islame nuk e preferon aktrimin për shkak të natyrës së punës, por që ajo ndjehet mirë duke e ushtruar këtë profesion.

“Me islam nuk është i preferuar aktrimit për shkak të përzierjes që bëhet mes femrave dhe meshkujve dhe roleve që munden me qenë jo të mira, jo hallall. Por prapë po e ceki që për mua është e rëndësishme se si ndjehem shpirtërisht. Domethënë unë nuk kam menduar ndonjëherë që aktrimin do të lë”, rrëfeu aktorja.

Kaltrina mori emër veçanërisht vitin e kaluar, kur denoncoi publikisht rastin e famshëm “Orenda” në Pejë. /Telegrafi/

Foto: Kaltrinë Zeneli/Instagram