Telegrafi

Aktorja Kaley Cuoco bëhet nënë për herë të parë

Kaley Cuoco është bërë nënë për herë të parë.

Aktorja e “Big Bang Theory”, 37 vjeçare, dhe partneri i saj, Tom Pelphery, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë të quajtur, Matilda Carmine Richie Pelphrey.

Cuoco njoftoi se solli në jetë fëmijën Matilda më 30 mars 2023, teksa ajo postoi disa fotografi në Instagram.

“Prezantojmë, Matilda Carmine Richie Pelphrey, dritën e re të jetës sonë! Jemi shumë të gëzuar dhe mirënjohës për këtë mrekulli të vogël”, tha ajo.

“Faleminderit mjekëve, infermierëve, familjes dhe miqve që na kanë ndihmuar jashtëzakonisht gjatë ditëve të fundit. Jemi të bekuar”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kaley Cuoco

“Tom nuk mendoi se mund të dashurohesha edhe më shumë me ty, por e bëra”, vazhdoi ajo.

Kaley dhe Tom u takuan në një premierë dhe më pas nisën lidhjen në prill të vitit 2022.

Ata zyrtarizuan romancën në Instagram një muaj më vonë.

Aktorja e “Flight Attendant” ishte e martuar më parë me Ryan Sweeting nga viti 2013 deri në vitin 2016.

Më vonë, ajo vazhdoi me Karl Cook, me të cilin u martua në vitin 2018, megjithëse çifti u ndanë dhe u divorcuan në 2022. /Telegrafi/