Takimi dhe më pas një darkë pranë Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit për shumë persona do të ishte një ëndërr e kthyer në realitet. Po kjo duket se nuk shihet kështu nga aktorja indiane Kareena Kapoor.
Kjo e fundit është një nga aktoret më të njohura dhe të paguara të Hollywood, një fytyrë mjaft e njohur edhe për Shqipërinë, që pas pjesëmarrjes në filmin mjaft të ndjekur ‘The Bodyguard’ ku Kareena kishte rolin e Vidia një vajzë e pasur dhe e llastuar.
Princi William dhe Kate Middleton do të bëjnë udhëtimin e tyre të parë drejt Indisë, si dhe do të darkojnë në Mumbai, në nder të një eventi të organizuar. Ndër të ftuar të tjerë është edhe Kareena Kapoor, e cila ka refuzuar menjëherë ftesën, dhe arsyeja e saj ka qenë se bashkëshorti Saif Ali Khan po xhiron një film të ri, ai nuk mund të paraqitet prandaj as ajo nuk do të shkojë vetëm.
“Kareena i ka thënë miqve të saj të ngushtë se Saif po xhiron dhe për më tepër as ajo nuk do që të shkojë. Edhe përse shumë persona i kanë folur për ta ndërgjegjësuar, sërish ajo nuk dëshiron të shkojë e vetme”, ka informuar një burim për mediat indiane.