Një nga fytyrat e preferuara të Hollywoodit, e adhuruar nga kolegët dhe publiku, u bë sensacion në internet pasi shpjegoi pse vendosi të mos kishte fëmijë.
Patricia Clarkson ishte e ftuar në podcastin Table for Two, ku foli për arsyen pse nuk donte të kishte fëmijë.
“Shiko, unë kam motra që kanë fëmijë të bukur, ndërsa tani edhe fëmijët e tyre kanë fëmijë të bukur. Më pëlqen të jem teze, teze, e dua më shumë se aktrimin, që është e çuditshme. Por, më lejoni t’ju them diçka, fëmijët e bukur nuk duhet ta përcaktojnë çdo grua”, është shprehur Patricia.
Aktorja kujtoi këshillat që i kishte dhënë nëna kur ishte e re: “Nëna ime më tha: ‘Pati, nuk dua që të zgjohesh në moshën 50 vjeçare dhe të mos jesh e lumtur’. U zgjova në të pesëdhjetat me taka dhe tanga. Kam pasur një jetë të mrekullueshme, seksi”.
Tutje ka shtuar se gjithmonë ka dashur të jetë një motër, vajzë, shoqe e mirë: “Kështu doja në jetë, sepse nuk doja ta përjetoja dështimin”.
Patricia Clarkson u bë e famshme botërisht me filmat “High Art”, “The Green Mile”, “Far From Heaven” e “Dogville”. Ajo është e njohur për audiencën e re me komedinë shumë të suksesshme me Emma Stone, “Easy A” dhe serialin hit të HBO me Amy Adams, “Sharp Objects”. /Telegrafi/
No you need to see the full quote from this interview with Patricia Clarkson because oh my god https://t.co/XSRdf3IXpc pic.twitter.com/sI1BIzGgGd
— Tom Zohar (@TomZohar) August 23, 2023