Site icon Telegrafi

Aktorja Felicity Huffman rrezikon deri në dhjetë muaj burg për dhënie të ryshfetit për regjistrimin e vajzës në fakultet

(Foto: Paul Marotta/Getty Images/Guliver)

Aktorja Felicity Huffman mund të dënohet nga katër deri në dhjetë muaj burg, për shkak të përfshirjes së saj në skandalin e lidhur dhënien e ryshfetit në një kolegj prestigjioz.

Ylli i serialit “Desperate Housewives” është në listën e 13 prindërve që janë deklaruar fajtorë lidhur me akuzat për mashtrim.

Në total, 33 prindër të pasur, përfshirë edhe Huffman, janë akuzuar se e kanë shfrytëzuar pasurinë për t’i regjistruar fëmijët e tyre në fakultete prestigjioze.

Lexo po ashtu Skandal në SHBA: Prindër të pasur, aktorë e sportistë, kanë paguar miliona për regjistrimin e fëmijëve të tyre në universitet prestigjioze - FBI arreston 38 persona

Aktorja ka kërkuar falje publike për këtë rast, mirëpo prokurorët thonë se kërkimfalja e saj nuk ka të bëjë me kërkesën e tyre për dënim me burg.

(Foto: Paul Marotta/Getty Images/Guliver)

Në marrëveshjen për ta pranuar fajin është thënë se prokurorët do të rekomandojnë dënim me burg, dënim me gjobë prej 20.000 dollarësh dhe lirim me kusht.

Fjalën përfundimtare do ta ketë gjykatësi federal, ndërsa aktorja do të kthehet në gjykatë më 21 maj për të diskutuar lidhur me dënimin e saj.

Një tjetër aktore që ishte pjesë e këtij skandali është edhe Lori Loughlin, e njohur me serialin “Full House”. Ajo nuk e ka pranuar fajin. /Telegrafi/

Exit mobile version