Aktorja e “Westworld”, Eva Rachel Wood, bëri një postim rreth Kobe Bryant në rrjetet sociale teksa përmendi rastin e sulmit seksual të basketbollistit në vitin 2003, vetëm disa orë pasi ish-ylli i NBA-së vdiq në një përplasje helikopteri me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna.
Bryant, 41-vjeç, ishte duke fluturuar me helikopter përmbi Calabasas, Kaliforni, me vajzën Gianna kur ndodhi përplasja që la të vdekur ata dhe shtatë persona tjetër të dielën në mëngjes.
Disa orë më vonë, Wood bëri një status në rrjetin social, Twitter, e cila e quajti Kobe “një hero të sportit” dhe “një përdhunues”.
“Ajo çfarë ndodhi me të vërtetë është tragjike. Jam zemërthyer për familjen e Kobe. Ai ishte një hero sporti. Ai gjithashtu ishte një përdhunues. Dhe të gjitha këto të vërteta mund të ekzistojnë njëkohësisht”, ka shkruar ajo.
Wood po i referohej një incidenti nga viti 2003, i përshkruar në një artikull të vitit 2016 nga The Daily Beast, në të cilin një femër 19-vjeçare akuzoi Bryant për sulme seksuale ndaj saj në një dhomë hoteli në Kolorado.
Bryant u arrestua dhe u akuzua për sulm seksual në atë kohë, por çështja penale u rrëzua në fund të fundit kur akuzuesja nuk pranoi të dëshmojë dhe ra dakord për të dëgjuar Bryant, i cili bëri një falje zyrtare në gjykatë.
Në atë kohë, ylli i NBA e pranoi se mashtroi gruan e tij, por tha se takimi ishte konsensual. Bryant dhe akuzuesja shkuan në gjykatë për çështjen civile, e cila u zgjidh në 2005 për një shumë të padiskutuar.
Në anën tjetër, Wood u përpoq të qetësonte situatën të hënën, duke kërkuar, ‘mirësi dhe respekt për të gjithë’.
“Të dashur, ky nuk ishte një dënim apo festë. Ishte një kujtesë që të gjithë do të kenë ndjenja të ndryshme dhe ka vend për të gjithë që të pikëllohemi së bashku në vend që të zihemi”, shkroi ajo. /Telegrafi/