Këtë vit, aktorja Eva Longoria, është një nga fitueset e çmimit ‘Bezos’ për ‘Guxim dhe Qytetërim’ dhe bëhet fjalë për mbështetjen e madhe bamirëse që CEO i Amazon dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez, u japin aktivistëve filantropikë.
Aktorja e famshme mori 45 milionë euro dhe ka dhjetë vjet që të gjejë një gjë të denjë për të shpenzuar.
Nuk kemi dyshim se një pjesë sigurisht do t’i shkojë organizatës jofitimprurëse që mban emrin e saj, organizata “Eva Longoria”, e cila që nga viti 2012 ndihmon latinët me arsim, bursa dhe grante të ngjashme.
Longoria dhe Sanchez së fundmi patën mundësi të komunikonin përmes një interviste.
Artistja ndërkaq ia bëri disa pyetje mikes së saj të ngushtë, të cilën e njeh që shumë vite.
“Të njoh prej 20 vitesh dhe ndihem sikur e di përgjigjen e të gjitha këtyre pyetjeve”, tha ajo, duke shtuar se është e vetëdijshme që njerëzit mendojnë se Sanchez vetëm së fundmi është bërë filantrope.
Ajo thotë se e njeh prej kohësh dhe e di se i ka pëlqyer gjithmonë të ndihmojë.
“Unë jam e vetëdijshme se si njerëzit shohin gjithçka sot, veçanërisht pasi ndihmat janë më të mëdha sot. Por mendoj se pasioni im për të dhënë filloi shumë kohë më parë. Gjyshja ime doli vullnetare në një spital lokal dhe një natë para se të largohej, ne do të bënim gjithmonë bukë bananeje të cilën ua shpërndanim infermierëve dhe mjekëve që punonin me turne të gjata”, tha ajo. /Telegrafi/