Telegrafi

Aktorja Eni Jani i shkruan ashpër Edi Ramës për Saimir Tahirin (Foto)

Çështja e ish-ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahirit, ka disa ditë që është bërë kryetemë në media.

Mesa duket, një ngjarje e tillë nuk ka arritur të kalojë kalimthi dhe pa vëmendje edhe tek artistët shqiptarë.

Është aktorja Eni Jani, e njohur për publikun më shumë si ‘Era’ e telenovelës “Njerëz dhe Fate”, e cila ka reaguar së fundmi me një koment mbi këtë çështje.

Lexo po ashtu Ku mbeti 'Didi', vajza e keqe nga telenovela "Njerëz dhe Fate"? Aktorja Muçaj rrëfen për jetën e saj të re (Foto)

Ajo ka komentuar në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama, në të cilën shfaqen disa pamje të një ekspozitë të artistes nga Kosova, Lala Meredith-Vula.

E revoltuar me këtë postim, Eni ka komentuar se është e habtiur se si ka mundësi që kryeministri të diferencohet nga çështja më e përfolur e këtyre ditëve në Shqipëri, duke promovuar kështu një ekspozitë.

Lexo po ashtu Nga Italia në Shqipëri arrijnë 400 faqe tjera me përgjime për Dosjen Habilaj dhe “Tahiri”

E revoltuar aktorja shkruan se nuk i besohet që me këtë situatë që po ndodh kryeministri publikon këtë status.

“Nuk dua të besoj që e ke nxjerrë këtë status sot. Njerëzit janë gati të dalin në protestë se nuk po i dilni zot Saimirit ti thua ekspozitë…Më duket sikur po talleni me besimin që ju është dhënë. Ky është moment shumë i rëndësishëm edhe për ju personalisht, nëse nuk i qëndron në krah Saimirit, ju do zhgënjeni shumë njerëz që besuan në ju. Në mos mendoni për Saimirin, mendoni për figurën tuaj të paktën. Dëshpërim, zhgënjim” (sic.), ka shkruar aktorja Eni Jani në komentin e saj. /Telegrafi/