Telegrafi

Aktorja Elizabeth Hurley publikon video ‘topless’ nga Greqia

Foto: Elizabeth Hurley/Instagram

Aktorja e famshme, Elizabeth Hurley, është një nga ato personazhet që di gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen.

Së fundmi, ajo ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi, dhe si destinacion ka zgjedhur një nga ishujt luksoz të Greqisë.

Elizabeth Hurley (Foto: Getty Images)

Elizabeth është shumë e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh është aktive.

Së fundmi, ajo vendosi të ndajë me fansat e saj një video mjaft ‘të nxehtë’, ku shfaqet duke u larë në pishinë e resortit luksoz në të cilin po qëndron.

Në video, ajo shihet e veshur me rroba banjo, por është tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme.

“Në përpjekje për të djegur kalori”, ka shkruar aktorja 53-vjeçare në mbishkrimin e videos në Instagram.

E njëjta ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe kritikat për ekspozimin e tepërt të trupit. /Telegrafi/