Ylli i “Twilight”, Ashley Greene, 35-vjeçare, ka mirëpritur fëmijën e parë, një vajzë, me partnerin Paul Khoury.
“Dhe kështu – gjithçka ndryshoi. Në një moment, ti erdhe në botën tonë dhe gjithçka tjetër u shua. Asgjë tjetër nuk kishte rëndësi. Dashuria në të cilën jemi zhytur nuk mund të shpjegohet, vetëm ndjehet në mënyrat më të thella”, u shpreh aktorja.
“Të duam shumë vogëlushe. Mirë se erdhe në botën tonë”, ka shkruar ajo në Instagram të hënën.
Ylli amerikan e përfundoi postimin duke zbuluar emrin e vajzës së tyre: Kingsley Rainn Khoury.
Bashkëshorti i saj po ashtu ndau të njëjtin postim në faqen e tij zyrtare në Instagram.
Burri i Ashley muaj më parë e kishte falënderuar gruan që ia bëri ‘dhuratën më të mirë në botë’.
Çifti duhet theksuar se u martuan në korrik të vitit 2018. /Telegrafi/