Site icon Telegrafi

Aktorja e “Titanic”, Elsa Raven ndërron jetë në moshën 91 vjeçare

Elsa Raven, aktorja e cila njihet për rolet e saj në “Back to the Future” dhe “Titanic”, ka vdekur në moshën 91 vjeçare.

Agjenti i Raven ka konfirmuar për Deadline se ajo ndërroi jetë të martën në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Nuk janë dhënë detaje më të hollësishme rreth vdekjes së saj, ndërkohë që ka lënë pas 15 nipër dhe mbesa.

Elsa Raven (Foto: Getty Images)

E lindur si Elsa Rabinowitz, aktorja filloi karrierën e saj në New York në moshë shumë të re.

Ravel ishte e njohur për paraqitjen e saj në “The Amityville Horror”, “In the Line of Fire” dhe “The Moderns”.

Ajo gjithashtu njihet për rolin e saj në filmin e famshëm të vitit 1997, “Titanic”.

Elsa Raven

Të tjera shfaqje përfshijnë, “Seinfeld”, “Wiseguy” dhe “Amen”. /Telegrafi/

Exit mobile version