Aktorja Kim Cattrall, e njohur për rolin e Samanthas në serinë e popullarizuar “Sex and the City”, ka thënë për BBC se më nuk varet nga ofertat për punë në Hollywood.
Njëherësh, ajo ka deklaruar edhe se më nuk dëshiron të pranojë ofertat që të aktrojë “plakën groteske”.
“Unë nuk jam kjo dhe vërtet nuk ndihem kështu”, ka thënë Cattrall dhe ka shtuar se për shkak të situatës në të cilën ndodhet sot ka vendosur të merret me punën e producentes ekzekutive.
Kim është e bindur se paragjykimet ndaj personave të moshuar nuk do ta ndalojnë në punët e suksesshme, transmeton KP.
Në serialin e famshëm, në bazë të të cilit u realizuan edhe filma, Cattrall luan rolin e një femre të etur për meshkuj.