Telegrafi

Aktorja e serialit, “Nusja nga Stambolli”: Vedat Bajrami është aktor i madh

Semra Dincer është një ndër aktoret më të famshme turke, e cila u bë e njohur edhe në publikun shqiptar.

Aktorja ka luajtur së fundi në hit serialin, “Nusja nga Stambolli”, i cili u shfaq në ekranet e televizive shqiptare.

Kjo ka bërë që artistja të krijojë miqësi të madhe edhe me disa prej personaliteteve të njohura të vendit tonë.

Një prej tyre është edhe Vedat Bajrami, i cili është parë kohët e fundit në krah të 54-vjeçares që po qëndron tash e sa kohë në Prishtinë.

“Aktor i madh Vedat Bajrami”, ka shkruar ndër të tjerash Dincer në llogarinë personale në Instagram teksa dyshja pozojnë së bashku.

Ndryshe, Semra do të luajë në një film së bashku me modelen, Arbnora Ademajn, i cili filmi flet për një humaniste turke. /Telegrafi/